.

Rama has në rezistencën qytetare: Drejtori e ka në terezi… unë dhe ti, jemi të humbur!

Në takimin për ‘Programin e zhvillimit 2021 dhe shqiperiaqeduam.al’, Kryeministri Rama, nga Elbasani, veç të tjerash foli edhe për heqjen e vulës apostile nga Greqia, fitim ky, që Kryeminisri e cilësoi si fitim drejt e në xhepat e emigrantëve shqiptarë.

Teksa u diskutua edhe për bashkëqeverisjen dhe lehtësimin që ka sjellë ajo për shumë qytetarë, Kryeminsitri hasi edhe në rezistencë… Një prej të pranishmëve tha se kishte dashur të thyente televizorin, kur kishte dëgjuar Ramën të fliste nga Berati:

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një aktivitet në qytetin e Elbasanit, në kuadër të programit të zhvillimit 2021 dhe shqiperiaqeduam.al. Sipas Ramës kjo është platforma e bashkëqeverisjes, ku dëgjohet zëri i çdo qytetari dhe zgjidhet çdo ankesë e ligjshme apo kërkesë e mundshme.

Në këtë takim ndër të tjera Rama foli dhe për heqjen e vulës apostile nga Greqia dhe tha se kjo është një fitim për xhepat e emigrantëve shqiptarë.

Por ndërsa më pas, qytetarët treguan dhe rastet tyre të platformës së bashkëqeverisjes, ku njëri prej tyre tha se desh theu televizorin kur dëgjoi Ramën në Berat.

 

“Qytetari: Kur të dëgjova ty në Berat, një muaj më parë. desh theva televizorin, se më thanë që nuk do ta marr çertifikatën e pronësisë.

Rama: Televizorin, e theve apo jo?

Qytetari: Jo. televizorin nuk e theva…

Rama: Hajde merre çertifikatën, se drejtori ma dha mua para se të hyja këtu: se ishin dy gjëra ose ti do merrje çertifikatën, ose ajo do të lirohej nga puna.

Rama: Kjo është ajo që duhet bërë që të bashkëpunojmë unë dhe ti, që të punojë dhe drejtori. Drejtori e ka në terezi… unë dhe ti, jemi të humbur!”