.

Policia vihet në ndjekje të trafikantëve, nuk i shpëton adoleshenti me 6 kg drogë

 

Policia e Sarandës vihet në ndjekje të një automjeti me drogë.

Automjeti tip BMV, që nuk i është bindur menjëherë urdhrit të policit, më pas u arrit të ndalohet. Policia mundësoi kapjen e vetëm njërit prej trafikantëve, A. O, 16 vjeç nga Tepelena, ndërsa L.M, 32-vjeç po nga Tepelena, që u largua me vrap është shpallur në kërkim.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan rreth 6 kg marijuanë, që kishin si destinacion Greqinë

 

Prej fillimt të vitit, policia e Sarandës ka intensikuar goditjen ndaj trafikut të drogës, duke finalizuar me sukses disa prej operacioneve me mbi 20 të arrestuar.