.

I pajetë brenda banesës, 40-vjeçari kishte konsumuar mbidozë narkotikësh

 

Gjendet pa shenja jete 40-vjeçari, nga të afërmit, brenda banesës së tij.

Sipas burimeve nga policia, shtetasi A.S u gjet i pajetë, në banesën e tij pranë zonës së Freskut, në Tiranë. Hetimet paraprake kanë dëshmuar vdekjen e 40-vjeçarit si pasojë e konsumimit në sasi të tepërt të lëndëve narkotike.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.03.2018, në rrugën “Muhamet Deliu”, në banesë, u gjet i vdekur shtetasi A.S, vjeç 40, banues në Tiranë, i dënuar. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja

ka ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike pasi ka kaluar në overdozë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.