.

Moda/Çorapet më ‘in’ se kurrë këtë pranverë, bëhuni gati t’i shihni kudo

Këpucët çorape ishin një ndër tendencat më “cool” këtë dimër e nëse ju kanë mbetur fiksim e ende nuk ua keni nxjerrë qejfin, kemi lajme të mira për ju, këtë lloj këpuce do të vazhdojmë ta veshim edhe në pranverë edhe në verë!

Me taka të larta apo super ballerina, këpucët-çorape janë shndërruar në një MEGA trend falë Demna Gvasalia dhe markave që ai dizenjon Si Balenciaga dhe Vetements dhe ato duket se do të jenë me ne për një kohë shumë të gjatë… E vetmja gjë që duhet të vrisni mendjen tani është përgjigjja e pyetjes: Si t’i veshim dhe si t’i kombinojmë ato me veshjet tona?!

 

1

Çizmet-çorape
Në kohën e ngrohtë, çizmet-çorape do të jenë këpucët që do të adhurojmë më shumë, mos u trembni, do të ndiheni të freskuar sepse këto çizme ju lejojnë t’i keni gishtat përjashtë falë modelit të tyre… Ky stil këpuce do të duket fantastik me fustanet e shkurtra por edhe me fundet treçerekëshe pas trupit… Gjithashtu, çizmet e larta të ngjitura pas këmbëve do të jenë sigurisht një trend nëse do të vijnë në ngjyra të forta e të kombinuara me fustane të lirshme e të shkurtra.

2

Atletet-çorape
I kemi parë kudo përgjatë javëve të modës dhe a e dini përse? Sepse janë kombinimi më harmonik mes të rehatshmes dhe modernes! Këtë pranverë do na duhet të gjejmë këtë lloj atleteje në ngjyra sa më elektrike e energjike në mënyrë që t’i japim gjallëri edhe veshjeve më formale që kemi në gardërobë… E keni menduar ndonjëherë t’i kombinoni ato me pantallona serioze? Provojeni, do të ndiheni chic dhe me stil gjithashtu!