.

Mes lotësh, këngëtarja e njohur shqiptare flet për vdekjen e vëllait

Ndarja nga jeta e një pjesëtari të familjes, lë përgjithmonë dhimbje të madhe në jetën e një njeriu. Nuk ka në botë si dashuria e motrës për vëllain. Një ndër këngëtaret e njohura shqiptare është përballur dhjetorin e kaluar me ndarjen nga jeta të vëllait të saj të vetëm.

Maja e ftuar sot në Report Tv në emisionin “Rreze dielli”, ka folur për herë të parë për dhimbjen e madhe që i ka shkaktuar vdekja e vëllait. Me lot në sy ajo është shprehur se ka kaluar një periudhë të vështirë, por njeriu duhet të ngrihet dhe nuk duhet të dorëzohet.

“Jam tërhequr goxha nga fatkeqsia e fundit, e cila ka ndodhur brenda tre muajsh. Kam qenë prezente vetëm në disa koncerte, por për mua ka qenë shumë e vështirë. Po u rrëzove, duhet të ngrihesh. Ne jemi disa motra dhe kishim vetëm atë vëlla…”,-është shprehur e prekur Maja.