.

Armina Mevlani bëhet nostalgjike, zbulon fotot e rralla

Ndofta krejt pa arsye, të gjithëve na ndodh që të bëhemi nostalgjik! Dhe menjëherë frymën e mbajmë tek albumi i vjetër i familjes. I kujtoni, ato albumet e mëdha, me fletë të trasha, por që në brendësi mbajnë kujtimet më të vyera në jetën e gjithsecilit prej nesh?

Në ditët e sotme, teknologjia na i ka thjeshtuar në maksimum situatat, ama ka diçka për të cilën zotohemi të gjithë: asnjë motiv në botë nuk i ç’bën kujtimet e momentet e rralla që janë të fiksuara në polaroidin e kujtesës sonë, për t’u ruajtur aty ashtu siç ato janë, me vlerën e tyre unike.

Por, nëse duam të kthehemi pas në kujtesë, janë pikërisht fotot, ato që na e bëjnë të mundur këtë mision, duke na përmalluar në momente të caktuara. Duket se kështu ka ndodhur edhe për fashion bloggeren e njohur Armina Mevlani. Ajo ka postuar në instastory, disa foto të vjetra, të cilat na sjellin një version më të hershëm të vajzës së famshme të modës në Shqipëri dhe Evropë. Një Armina shumë e brishtë, një vajzë elegante me tipare shumë të bukura, dhe plot pasione të cilat nuk i dinim kaq në detaje. Nga këndi i kuzhinës si një amvisë e përkushtuar, tek tentativa për të luajtur golf, këto janë disa nga fotot e publikuara nga ajo.