.

2 orë takim me ambasadorët, reagon Xhafaj: Jemi në rrugën e duhur për…

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.Pas takimit i cili zgjati rreth 2 orë Xhafaj shkruajti në rrjetin social Twitter detaje rreth tij.
Ministri informoi ambasadorët për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.


Statusi i plotë
“Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.

Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha: si në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit #ForcaELigjit, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Policimit në Komunitet, Vettingun etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët.

Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”.