.

Trajneri Napolit me gjuhë vulgare ndaj gazetares italiane: “Je grua bukuroshe, pa do të thoja ik pi*dhu” (video)

Ditën e djeshme, Napoli barazoi me Interin, por kjo duket se nuk është pritur mirë nga trajneri i Napolit, Mauricio Sarri.

Menjëherë pas ndeshjes, Sarri ka dalë në një konferencë për mediat, konferencë në të cilën gazetarja e Canale 21, Titi Importa pyeti trajnerin Mauricio nëse barazimi djeshëm nënkupton titull të kompromentuar.

Por përgjigjja që i erdhi nga trajneri i Napolit shkoi përtej normave etike. “Je grua, je bukuroshe, e për këto dy motive nuk do të të thosha ik pi*dhu”. Pasi kaluan disa orë nga deklarata e tij, trajneri Sarri, ka kërkuar ndjesë për gazetaren.