.

Rita rrëfen për herë të parë vështirësitë e jetës: Kam dashur të vras veten dhe i dola para maunes, por zëri Rozës…

Rita Lati ka rrëfyer për herë të parë jetën  e saj dhe vështirësitë që ka kaluar. Në një intervistë të gjatë për vajzën e saj, Roza Lati në emisionin ‘Why Not’, Rita ka treguar me detaje vështirësitë me të cilat është përballur, nisur që nga divorci me bashkëshortin, ndarja nga jeta të babait të Rozës dhe jetën e saj, të cilën e ka kaluar e vetme me të bijën.

Në një moment gjatë emisionit, Rita është pyetur nga Roza nëse ka pasur një moment në jetën e saj  ku ka dashur ti japë fund jetës. Me nota humori dhe trishtimi Rita ka pohuar që ka pasur një moment të tillë në jetën e saj.

“Çdo femër e ka një moment dobësie, çdo femër kur pëson drama në jetën ka nga ato nuk e përballojnë dot dhe kalojnë në depresion. Unë nuk e vë në diskutim forcën tënde, atë laben që ke brenda teje, por a ke pasur dhe ti ndonjë moment dobësie që ke dashur t’i japësh fund jetës tënde?”, e ka pyetur Roza të ëmën.

“Ne atëherë çfarëdo halli të kishim flisnim me vete. Një ditë isha me biçikletë, se rrija tër ditën mbi biçikletë, kisha frikë të kthehesha në shtëpi dhe i shkova maunes përballë duke thënë ishalla më shtyp, por në një moment sikur zëri i Rozës “Maaa”… e kam kthyer biçikletën dhe kam thënë jetoj vetëm për Rozën”, u shpreh aktorja e madhe Rita Lati.

Video, minuta: 26:34