.

Rama në “Studio e hapur”: ‘Peshqve të mëdhenj’, u ka ardhur radha në historinë e këtij vendi

 

I pyetur lidhur me deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, se në janar do kapen ata që janë quajtur “peshq të mëdhenj”, Rama tha se peshqit e politikës, i kap drejtësia.

 

“Peshqit e politikës, këta që ka parsysh cdo shqiptar dhe i ka parasysh shumë mirë edhe kush janë edhe pse s’kapen, do i kapi drejtësia. Shumë njerëz më shkruajnë cdo ditë, pse si fut në burg, e kuptoj padurimin, mllefin, por një gjë nuk e di, këta njerëz se kuptojnë që drejtësia të shkojë deri te politika e përfshirë në krim apo korrupsion duhet të jetë në sistem. I kemi dhënë shumë kredite të merituara ndërkombëtarëve, por reformën në drejtësi e kerkova unë ne programin e PS. Të gjitha këto janë iniciativa e nëse ju mendoni se ngrihet një sistem sa hap e mbyll syte si bëhet një lajm-kazan, ky është problemi juaj.

 

Koha kalon e këtu do jemi, se kush jemi në raport me drejtësinë, pasurinë, xhepat, këtë sja themi dot njëri-tjetrit, do na e thonë proceset që kemi përpara. Se është një cështje që i ka ardhur radha në historinë e këtij vendi.

 

Unë s’mendoj se kjo bëhet duke thënë në janar do dalim për peshk, por bëhet përditë, e ne po e bëjme ditë për ditë, të gjithë ata që janë të paduruar unë i kuptoj, por i them a e kuptoni cfarë po thoni?