.

Rama falënderon Metën, për negocitat me Greqinë: Veprimi i duhur

Kryeministri Edi Rama teksa u ndal tek negociatat me Greqinë për çështjen detare dhe dhënien e autorizimit nga kreu i shtetit, Ilir Meta, nuk kurseu të falënderonte publikisht këtë të fundit. Përballë moderatores Eni Vasili në emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24” Rama theksoi se vlerëson pozicionin që ka mbajtur deri më tani Meta lidhur me këtë çështje.

 

“Unë e kam thënë dhe mund ta përsëris pa asnjë hezitim që presidenti i Republikës ka bërë nga fillimi deri në fund, gjënë e duhur. Ka kërkuar sqarimet e nevojshëm, ka qenë i arsyeshëm me procesin dhe e ka ndihmuar konsolidimin e një procesi që duke pasur edhe filtrin e presidentit të Republikës në dhënien e autorizimit bëhet solid dhe na jep një pozicion solid në negociata. Pavarësisht se është zgjatur pak e vërteta është se unë e falënderoj Ilir Metën për rolin që ka luajtur deri tani në këtë proces. I kemi ezauruar të gjitha hapat për negociata. Pres që presidenti të japë autorizimin.”, tha Rama.