.

Presidenti i PAOK i armatosur në fushë, masa të menjëhershme nga qeveria ‘Tsipras’

Pas ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme, gjatë takimit mes PAOK dhe AEK, kur presidenti i ish-ekipit të Kaçes, Ivan Savidis, hyri në fushë me pistoletë, këtë të hënë qeveria greke mori vendimin drastik.

“Vendosëm të pëzullojmë kampionatin,” – kështu mësohet të jetë shprehur Giorgos Vasiliadis, zëvendësministri i ministrisë së Sporteve, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë Tsipras. – “Nuk do ta rinisim kampionatin, deri sa nuk do të jetë miratuar një kuadër të ri ligjor, konslutuar me të gjithë aktorët, përfshirë UEFA.”

Oligarku 58-vjeçar rus, me origjinë greke, presidenti i PAOK, hyri në fushë gjatë minutës së ‘89-të, shoqëruar nga truprojet, duke kërcënuar arbitrin Georgios Kaminis, se kishte anuluar një gol.