.

Kush nuk ‘po e lë’ Rozana Radin të bëjë fëmijë?

Ndonëse pak kohë më parë këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi është shprehur se nuk do të jepte më intervista, duket se nuk e ka mbajtur fjalën.
Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Siluete” të Gerta Gixharit, ku është shprehur rreth jetës së saj personale dhe sentimentale.

Ajo theksoi se do të vijonte bashkëjetesën, por jo ndonjë fejesë apo martesë. E pyetur nëse donte të kishte fëmijë, Rozana u shpreh se po, por që nuk kishte kohë për momentin pasi fëmijët duan angazhim.

”Dëshirë kam, kohë nuk kam sepse fëmija do dhe kohë. Fiori na ka vënë një letër që nuk lejohet fëmija në momentin kur është sezoni i emisionit, domethënë duhet ta llogarisim që të lindi gjatë verës. Kur të na japi “ok” Fiori dhe ne t’i themi fillojmë nga puna vetëm ato muaj kemi mundësi po nuk na kapi ai muaj pastaj… e lëmë për vitin tjetër,”-u shpreh me humor Radi.

Gjithashtu ajo theksoi se partneri i saj diskuton shpesh për gjërat që ajo bën në art pasi është një njohës i mirë i tij. “Diskuton shpesh për gjërat që unë bëj. I pëlqen arti shumë, është njohës i mirë por nuk më ndikon. Për gjërat të mira që kam bërë në karrierën time besoj se ndihet krenar më ka thënë që është shumë i lumtur që ka rastisur në krahun tim,”-përfundon këngëtarja e njohur./Gazeta Express/