.

VIDEO/ Shikoni si i shmanget Ilda Bejleri pyetjes nëse deputeti i PD-së ka parë fotot e saj provokuese

Bukuroshja e ekranit Ilda Bejleri ishte një ndër të ftuarat në emisionin e fundit të “Top Show Magazine”.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta e saj, ndër të tjerash ka prekur edhe faktin se është shumë feministe.

E pyetur rreth simpatisë, që patë shprehur deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, për të, ajo tha se nuk ka asgjë të keqe deri këtu.

Image

Ndërkohë, e ngacmuar nga gazetari i emisionit me pyetjen, se nëse i ka parë Klevis këto fotografi, provokuese, ajo u përgjigj duke thënë: “Këto foto i kanë parë të gjithë”.

Ndërkohë, duke qeshur, ajo ka vazhduar të thotë se mbase është më mirë të pyetet vet Klevisi, nëse ka parë këto foto.

Ilda Bejleri shquhet si njëra ndër femrat më atraktive shqiptare dhe numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.