.

Modelja e ftuar te ‘Rudina’, Sara Kapo e turpëron publikisht: ‘Nuk e di ku e gjen guximin’

Fotomodelja e njohur Endi Demneri ka qenë e ftuar një ditë më parë në emisionin “Rudina” në ekranin e televizionit “Klan”, ku krahas karrierës në modeling, ka folur edhe për pasionin e saj për pikturën.

Kamerat e emisionit e kanë ndjekur atë në shkollën ku Endi studion për pikturë dhe e kanë filmuar teksa ajo pikturon në telajo.

“Kjo është piktura ime!”-shprehet bukuroshja në insertin e emisionit. Mirëpo, duket se me këtë deklaratë të sajën nuk ka qenë dakord një tjetër vajzë e famshme e showbiz-it.

Vajza e aktores Ema Andrea dhe këngëtarja Sara Kapo, nëpërmjet një postimi në Instagram, nuk ka ngurruar ta akuzojë modelen se në fakt ajo po gënjente dhe se piktura nuk ishte aspak e saja.

“Nuk e di me çfarë guximi këto FOTOmodelet, marrin pikturën e dikujt tjetër dhe e shpallin si të vetën në televizion. Turp dhe gjynah për ty zemër.”-ka shkruar Kapo, ndërkohë që Demneri nuk i ka kthyer asnjë përgjigje.