.

Hueyda El Saied flet për herë të parë për divorcin: Ja si e zbulova tradhtinë e bashkëshortit

Në nëntor të vitit të kaluar bëri bujë lajmi i ndarjes së Hueyda El Saied nga partneri i saj francez, Michael Tamisier pasi siç deklaroi artistja shqiptare, ai e kishte tradhtuar.

E ftuar sot në “Thumb”, Hueyda ka treguar për herë të parë si e zbuloi tradhtinë nga telefoni i bashkëshortit.

“I pash telefonin, e kisha dhe unë gjurmën e gishtit tek telefoni i tij që mund ta hapja si password dhe e pash”, u shpreh Hueyda.

E pyetur nëse bashkëshorti kishte një lidhje paralele, artistja u përgjigj:” Po, paralele mesa di unë, por nuk iu futa shumë thellë situatës”.