.

Festë e madhe në shtëpinë e futbollistit: Messi bëhet baba për herë të tretë!

Një nga futbollistët më të njohur Lionel Messi ka patur një mungesë gjatë mesit të javës në Supërkupën spanjolle, por tashmë është bërë i ditur lajmi se futbollisti është bërë baba për herë të tretë.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari spanjoll Alfredo Martinez në Twitter.
Ai dhe Antonella janë gjithashtu prindër të dy djemve, Thiagos 5 vjeçar dhe Mateos 2 vjeçar ndërkohë që edhe fëmijë i sapolindur është djalë dhe do të quhet ‘Ciro’. Dyshja u martuan së bashku në qershor të vitit të kaluar.
Megjithatë Messit do i duhet të rikthehet për ndeshjet e “Champions League” të mërkurën dhe nuk do të ketë shumë kohë për të ndarë me fëmijën e sapolindur.