.

Njihuni me adoleshentin më të gjatë në botë (Emri)

Megjithëse është vetëm 16 vjeç, Brandon Marshall konsiderohet si adoleshenti më i gjatë në botë. Ai është 2.25 metra, vitin e kaluar është rritur 0.12 metra ndërkohë mjekët thonë se akoma nuk e ka mbaruar periudhën e rritjes.
Brandon besohet të jetë adoleshenti më i gjatë në botë pasi mbajtësi i rekordit, Broc Brown që është 2.37 metra tashmë është 20 vjeç.

16 vjeçari nga Bury St Edmunds, Suffolk goditi në fillim titujt e mediave me gjatësinë 1.86.

Por që atëherë ai ka vazhduar të rritet dhe nuk po tregohet asnjë shenjë ndalimi.

Mjekët kanë kryer një sërë testesh mbi adoleshentin, por ende nuk e dinë pse është kaq i gjatë.