.

Video/Policia aksion në Tiranë, gjobit 83 shoferë në një nga zonat më problematike

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë ka nisur kontrollet në zonat problematike ku sipas qytetarëve haset vështirësi dhe bllokime të trafikut për shkak të parkimeve të gabuara.
Kështu referuar ankesave drejt numrit 112, këtë javë shërbimet e Policisë Rrugore janë përqëndruar në rrugën ‘Medar Shtylla’ e njohur si Komuna e Parisit.
Nga kontrollet e ushtruara janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rrugë urbane dytësore dhe brenda komplekseve të banimit, duke u bërë pengesë serioze për qarkullimin normal të mjeteve të banorëve të zonës dhe mjeteve të emergjencave civile apo mjekësore, në rastet kur nevojitet ndërhyrja e tyre.
Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe falënderon qytetarët që besojnë tek Policia dhe kontribuojnë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

TiranëVijon puna nga Policia Rrugore e Tiranës për zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve, përsa i përket problematikës së qarkullimit rrugor.Referuar ankesave dhe telefonatave nga qytetarët e Tiranës drejt numrit 112 nga të cilat rezulton se, shumica e tyre janë për vështirësi apo bllokime të trafikut për shkak të parkimeve të gabuara, kryesisht në oraret e mëngjesit dhe të drekës, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, vijon kontrollet sipas zonave problematike të evidentuara më herët. Këtë javë shërbimet e Policisë Rrugore janë përqëndruar në rrugën "Medar Shtylla", zona e njohur si Komuna e Parisit.Nga kontrollet e ushtruara janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rrugë urbane dytësore dhe brenda komplekseve të banimit, duke u bërë pengesë serioze për qarkullimin normal të mjeteve të banorëve të zonës dhe mjeteve të emergjencave civile apo mjekësore, në rastet kur nevojitet ndërhyrja e tyre.Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe falënderon qytetarët që besojnë tek Policia dhe kontribuojnë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 7 mars 2018