.

Skandali me falsifikimin e diplomave/ Veç pronarit të ‘Kristalit’ të përfshirë dhe drejtues të Ministrisë

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me arrestimin e ish-pronarit të Universitetit ‘’Kristal”, Ahmet Muçaj.

Sipas burimeve janë duke u hetuar disa zyrtarë të ministrisë së Arsimit pasi dyshohet se diplomat e dhënat 3 vitet e fundit që pas mbylljes së universitetit janë bërë në bashkëpunim me persona të caktuar në Ministrinë e Arsimit.

Këta persona dyshohet të kenë ndërhyrë në regjistrat e ‘Amzës’, pasi në çdo faqe ka pasur vende bosh.

Në këtë mënyrë janë shtuar edhe emrat që janë fiktive në mënyrë që emrat e personave që u është dhënë diploma kohët e fundit të figurojnë sikur kanë qenë aktiv në kohën kur universiteti ka qenë i hapur.

Kujtojmë se Muçaj u vu në pranga gjatë ditës së djeshme, dhe akuza që rëndon mbi të është ajo e shitjes së diplomave kundrejt 2500 eurove. Së fundi ai u arrestua teksa ishte duke i shitur diplomën një shtetaseje, edhe pse Universiteti rezulton i mbyllur prej më shumë se tre vitesh./Faxweb.al