.

Rama, ndjesë mësueseve: Unë dhe raca ime e politikanëve mëkatojmë të enjten, por…

Kryeministri Rama ka pritur në kryeministri mësuesit me rastin e ditës së tyre, ku edhe janë ndarë çmime për mësues të dalluar në detyrën që bëjnë.

Gjatë fjalës së tij përballë mësuesve, Rama i’u drejtua atyre duke u kërkuar ndjesë që ai dhe kolegët e tij në Kuvend, çdo të enjte zhvillojnë mësim ne seanca plenare dhe nuk i ndihmojnë aspak mësuesit në kryerjen e misionit tyre, “të edukojnë qytetarë të mirë”.

Fjala e kryeministrit:

Ju kërkoj ndjesë të gjithave ju, mësuesve të vendit, ndjesë të thellë dhe të vërtetë për faktin që unë dhe rraca ime e politikanëve sidomos e atyre që cdo të enjte zhvillojnë mësim në Kuvend nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur por të edukoni qytetarë të mirë.

 Jo vetëm nuk ju ndihmojmë, por akoma më keq, ju pengojmë cdo të enjte rregullisht, në kryerjen e misionit tuaj. Edhe ditët e tjera patjetër, por sidomos të enjten, shfaqja e të enjtes rrëzon të gjitha fjalët që mund të themi gjatë javës në raport me virtytet, dhuntitë e mira. Unë kam mundësinë e madhe që në ditët e tjera të javës përvec të enjtes të lajë me sa më shumë punë e kontribut në mbështetjen tuaj dhe të gjithë të tjerave mëkatet e të enjtes. Në raport me ju kemi shumë për të bërë”- tha Rama.