.

Kokainë në lokalet e natës, arrestohet mbesa e Federica Mogherinit

Policia italiane ka arrestuar 21 persona në Romë pas një operacioni për shpërndarjen e kokainës në lokalet e natës.Mes 21 të arrestuarve ishte dhe mbesa e Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për punët e jashtme.
Vajza 28 vjeçare e vëllait të të Federica Mogherini është lënë në arrest shtëpiak me akuzën për posedim të lëndëve narkotike.
Gaia Mogherini edhe në tetor të vitit 2016 u arrestua për të njëjtën akuzë.