.

Çështja e Detit/ Presidenti Meta: Çdo gjë në kohën e duhur!

Presidenti, Ilir Meta teksa ndodhej në shkollën “Fan Noli”, nga ku uroi festën e “7 Marsit” është pyetur nga gazetarët rreth çështjes së dhënies së autorizimit për finalizimin e marrëveshjes së Detit.

Presidenti Meta u pyet lidhur me deklaratën e ministrit Bushati se do t’i japë presidentit mesazhe shteruese.

Ministri Bushati u shreh dje se do t’u japë informacione shteruese, ju jeni i kënaqur për këtë zoti Meta pasi kishit kërkuar më parë më shumë informacione?”, është pyetur Meta.

Por presidenti duke mos dashur ti mbivendosë festës së mësuesit çështje politika preferoi që me përgjigjen e tij të thoshte vetëm “Çdo gjë në kohën e duhur”.

“Nuk e di nëse zoti Bushati ka qenë tek shkolla “Fan Noli”. Por mendoj që shkolla “Fan Noli” na ka mësuar gjithmonë që çdo gjë në kohën e duhur”, u përgjigj Meta.