.

Turpërohet Emma Watson, çfarë ka që nuk shkon me tatuazhin e saj

Aktorja e njohur Emma Watson është ndjerë në siklet dhe e turpëruar kur në “Oscars Vanity Fair” iu vu në dukje se tatuazhi i saj ishte i shkruar gabim.
Aktorja e bëri këtë tatuazh për tu solidarizuar me lëvizjen e famshme “Time’s Up” që ka si qëllim mbrojtjen e femrave dhe ekspozimin e të akuzuarve për ngacmime seksuale.
Fatmirësisht ky tatuazh ishte i përkohshëm gjë që i jep mundësinë aktores ta ribëjë në një moment tjetër.
Pas intervistës në “Vanity Fair” Emma ka bërë një status në lidhje me tatuazhin e saj ku shkruhet ‘Times’ dhe jo “Time’s.
Apostrofi i ndryshon kuptimin lëvizjes ndaj Emma nuk ka vendosur të justifikohet, por në statusin e saj në Twitter për të dalë nga situata është tallur me veten dhe vendimin e saj.