.

Rrëfimi rrënqethës: Mamaja më mbylli në dhomë me përdhunuesin, ajo bënte rojën jashtë

6ed4eb40a724d766971246f92a2504e2

Një 27-vjeçare në Britani ka rrëfyer historinë e saj prekëse nga adoleshenca, teksa akuzon nënën e saj se ka lënë një burrë që ta përdhunonte në një dhomë hotel, shkruan Daily Mail.

Peta Butler ishte vetëm 16 vjeçe kur u përdhunua 3 herë, e ndërsa mamaja e saj ishte në dijeni pasi ishte jashtë dhome duke bërë roje. Pas 10 vitesh Peta ka denoncuar të ëmën e saj.

Therese Butler tashmë ndodhet në qeli, e Peta ka dalë hapur për të treguar historinë e saj. Ajo foli për herë të parë në një intervistë në muajin shkurt, kur mamaja e saj u shpall fajtore për ngjarjen e ndodhur në 2006-n në Toowoomba të Australisë.

“Mamaja më la në dhomën e një hoteli të lirë, e pak më vonë një burrë që nuk e njohja hyri brenda. Ai nuk foli asgjë, thjesht erdhi dhe filloi të më zhvishte. Kisha ngrirë, nuk mund të bëja asgjë”, ka treguar ajo për emisionin “A Current Affair”. Therese Butler u dënua me 4 vite burg.