.

Zbulohen mesazhet, ja me kë komunikoi Astori para se të vdiste

Momentet e fundit para se të shkonte në dhomën e hotelit kapiteni i Fiorentinës Davide Astori ka kaluar pak kohë me shokët e ekipit.
Pas darkës, Astori dhe Marko Sportielo kaluan pak kohë së bashku.Ky rezulton dhe personi i fundit që e ka parë gjallë, por edhe ka shkëmbyer mesazhe me të.
Ata u ndanë rreth orës 23:00, pasi Astori shkoi në dhomën e tij të hotelit, ku qëndronte i vetëm.
Komunikimi i fundit i Astorit ishtë përmes “whatsapp”-it rreth orës 23:30, po me Sportielon.
Portieri i Fiorentinës i shkruajti: “Ke harruar këpucët nga unë.” Përgjigjja e Astorit ishte: “Faleminderit, nuk më duhen. Do t’i marr para se të konsumojmë mëngjesin”.

Këto ishte fjalët e fundit, që dy shokët shkëmbyen me njëri tjetrin.