.

Vdekja e Astorit/ Prokurori i Udines ngre dyshime: E çuditshme që një futbollist vdes pa treguar asnjë shenjë, ai…

Vdekja e David Astor në mënyrë krejtësisht të papritur ka tronditur mbarë opinionin publik në Itali. Në një dalje për mediat, Prokurori i Udines ka folur rreth dyshimeve të tij lidhur me vdekjen e ish-kapitenit të Fiorentines.

Ai e cilësoi të çuditshme vdekjen e Astorit, sepse sipas tij është e çuditshme që një futbollist të ndërrojë jetë pa asnjë paralajmërim dhe pa dhënë asnjë shenjë, pasi ai ishte nën monitorim të shpeshtë.

Ideja që kemi është se lojtari ka vdekur nga një sulm në zemër prej shkaqeve natyrore.Është e çuditshme që një gjë e tillë t’i ndodh një futbollisti profesionist, i cili monitorohet aq shpesh, pa treguar asnjë shenj”, u shpreh ai në fund.

Më vonë do të merret vendimi për t’i bërë autopsinë trupit që me shumë mundësi do të lihet për nesër.