.

Detaje të reja nga vdekja e Astor/ Shokët e skuadrës i telefonuan dhe i shkuan në dhomë, por…

Të tjera detaje të reja po zbulohen nga vdekja e Davide Astorit, vdekje e cila tronditi sot futbollin Italian.

Mediat italiane kanë publikuar disa fakte të reja. Ato shkruajnë se si e kishin zbuluar shokët e skuadrës  këtë ngjarje.

Sipas mediave italiane, Astori nuk kishtë pasur asnjëherë shqetësime të karakterit fizik, kjo ishte arsyeja pse askush nuk kishte dyshime që mund t’i ndodhte ndonjë gjë e tillë.

Shokët e skuadrës i kishin telefonuar në dhomë dhe duke parë se nuk përgjigjej, u shqetësuan dhe u ngjitën për tek ai.

Ata i kanë rënë disa herë derës së dhomës, por kur kanë parë që David Astor nuk është përgjigjur ata kanë hapur derën me shqelma dhe kanë hyrë Brenda dhomës.

Pasi e kanë hapur derën ata kanë hyrë në dhomë dhe e kanë gjetur kapitenin të pajetë në shtrat.

Mendohet se ai kishte pësuar një atak kardiak gjatë natës, por nuk ka arritur të reagojë e të kërkojë ndihmë.