.

Vrasja e 16-vjeçarit në Durrës, flet autori: Nuk kisha për qëllim ta vrisja, por…

Viktima, Anxhelo Gjokazaj

Një ditë pasi 16 vjeçari Anxhelo Gjokozaj ndërroi jetë pasi u qëllua me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij Devi Lala në Durrës Balkanëeb ka zbardhur dëshminë e autorit në Polici.
Sipas burimeve të policisë mësohet se autori ka thënë se nuk kishte qëllim ta vriste, por kjo ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.
17-vjeçari Lala thotë se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje, madje se ishte Angjelo, ai që e ka qëlluar i pari.
“Ai më qëlloi i pari me celular në kokë, më qëlloi me grushte pastaj. Aty nuk durova”,- ka thënë Lala në polici.

Ndonëse i druhet një konflikti mes dy familjeve adoleshenti ka treguar me detaje se sherri mes tyre nisi vetëm se tjetri po e shikonte.

“U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thashë, ka ndonjë gjë për të parë?! Ai më ofendoi, më shau. I thashë, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë. Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjakënxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova, pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëri-tjetrin. Unë nuk kisha për qëllim ta vrisja, thjesht doja të mbrohesha, pasi u përleshëm me njëri-tjetrin”,- ka thënë i riu në polici.