.

Përdhunuan dhe grabitën 25 vjeçaren në banesë, e pësojnë keq 3 shqiptarët

Tre shqiptarë në Torino të Italisë kanë rënë në prangat e policisë, të akuzuar për vjedhjen, rrëmbimin dhe kryerjen e marrëdhenieve seksuale orale me forcë të një vajze 25 vjeçare, e cila rrezikoi te mbytej

Mediat italiane shkruajnë se tre shqiptarët e arrestuar janë dënuar me burg me vendim të gjykatës së Torinos.

Njëri nga shqiptarët, i cili mori zvarrë rumunen 25 vjeçare dhe e detyroi të kryejë raport seksual forcërisht është dënuar me 4 vite e katër muaj burgim.

Ndërsa ashkëpunëtori i tij, i cili kishte hyrë në shtëpi me të, dhe gjithashtu anëtari i tretë i grupit, i cili kishte mbetur jashtë për të vepruar si roje (e qe njihte viktimen)  u dënuan me tre vjet e katër muaj. Viktima u përfaqësua në sallën e gjyqit nga avokati Giovanni Giaretti.

Gjate dhunimit vajzës i morën edhe disa euro që kishte me vete.