.

Nesër ceremonia e çmimeve “Oscar”, ja surprizat

“Hollywood” do të vishet me magji këtë fundjavë. Është pikërisht ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar”, që do të nderojë produksionet më të mira kinematografike për vitin 2017. Por si është atmosfera përpara ceremonisë, cilat janë temat që do të mbizotërojnë diskutimin rreth Oscar-ve, çfarë do të konsumojnë yjet pjesëmarrëse në festën pas kësaj shfaqjeje televizive?

Emigracioni, kontrolli për armët, pretendimet për ngacmim seksual brenda Hollivudit janë tema që nuk do t’i mungojnë ceremonisë së Çmimeve Oscar që mbahet më 4 mars.

Diskutimi për këto çështje ka filluar që në pritjen e organizuar nga Akademia e Artit dhe Shkencave për filmat e animuar të kandiduar, ku regjisorët e këtyre prodhimeve kanë ndarë pikëpamjet e tyre lidhur me problematikat.

Ndërkaq, sa i përket kësaj kategorie, fitorja duket se do t’i shkojë filmit “Coco”.

Por nuk do të ketë vetëm diskutime apo ndarje çmimesh. Pas ceremonisë, yjet pjesëmarrës do të shijojnë një menu elegante të sjellë nga shef Wolfgang Puck.

Ky është viti i 24-rt që ai kujdeset për gostinë e kësaj mbrëmjeje, në menunë e të cilës përfshihen 50 pjata të ndryshme, duke filluar që nga raviolit me karrota dhe tartuf të zi, parfetë e haviarit të dekoruara me ar 24-karatësh e deri tek makaronat e frymëzuara nga koktejle si negroni apo mojito.

Nuk do të mungojnë as ushqimet vegane e pa gluten, për të kënaqur shijet e çdo të pranishmi.

Në atmosferën përpara ceremonisë, ai që ka bërë bujë është padyshim Harvey Weinstein.

Ai nuk do të jetë fizikisht i pranishëm në shfaqjen e së dielës, por një statujë me përmasa reale e producentit tashmë të turpëruar është shfaqur pranë Dolby Theatre