.

Finalizohet operacioni/Nga vjedhjet te vrasjet, ja kush ishte i dënuari përjetë që u kap në Lushnje(Emri+Foto)

Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Altin Dhamo, 43 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm i cili akuzohet për vrasje dhe disa vjedhje.

Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon, Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës, Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin Dhamo për veprat penale “Vrasje me dashje”, Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Vjedhje e kryer në bashkepunim”, “Armbajtje pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme.