.

Dhunë barbare ndaj shqiptarit në Itali, si u zbuluan autorët nga policia(Video)

Policia e Milano ka arrestuar dy dy egjiptiane, Abanoub Safwat Moawad Attia, 21, dhe Mohamed Farah Abdelghany Mostafa, 22 vjeç të cilët kanë dhunuar barbarisht shqiptarin identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Ngjarja ka ndodhur në 2 dhjetor të vitit të shkuar në Itali ku shqiptari u vu në qendër të sulmit nga një grup të rinjsh afrikano verior.Menaxheri i lokalit u ka kërkuar të pushojnë dhe të dalin jashtë, por aty filloi gjithcka.
Ata kanë dalë jashtë dhe e zunë në pritë shqiptarin dhe e kanë gjuajtur me shkelma dhe me thikë derisa e kanë lënë në gjendje të rëndë të gjakosur përtokë.
Ndonëse plagët ishin kritike për jetën, fatmirësisht shqiptari ka arritur të mbijëtojë.Policia u vu në ndjekje të autorëve të cilët u zbuluan nga kamerat e sigurisë.

Video