.

Konfirmohet skandali/Romela Begaj pozitive edhe në testin B

Romela Begaj ka rezultuar pozitive me doping edhe ne testin B. Ndërkohë pritet që të dalë në një konferencë për shtyp në orën 11:30 dhe të sqarojë gjithçka.

Kujtojmë që Romela Begaj u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampione në dygarësh në kampionatin Botëror të peshëngritjës zhvilluar në SHBA. Por për Romelën gjatë janarit erdhi një goditje e rëndë pasi ajo rezultoi pozitive në testet antidoping gjë që u konfirmua edhe në testin B.
Begaj ka thënë se ajo nuk ka marrë substancën e ndaluar stanozolol.
Testi B për Romela Beagaj u hap pak ditë më parë në Kanada. Federata e Peshëngritjes ka deklaruar se do ta ndjekë çështjen në KAS.