.

Aktorja shqiptare zhduket në rrethana misterioze, familja e dëshpëruar kërkon ndihmë

49BAD0C500000578-0-image-m-37_1519988054518

Një aktore shqiptare që jeton në SHBA është zhdukur pa lënë gjurmë, lajmi i cili ka bërë xhiron e mediave botërore. Mësohet se Adea Shabani, shqiptarja nga Maqedonia që ka luajtur në filmin “All or nothing” rezulton e zhdukur që prej të premtes së kaluar, duke mbushur sot fiks një javë.

25-vjeçarja jeton prej 2 vitesh në Los Angeles, për të ndjekur ëndrrën e saj drejt Hollywood-it. Shqiptarja studion për aktrim, ndërsa hera e fundit që ishte parë ishte pikërisht më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollywood.

49BBD42200000578-5454075-image-a-11_1519998250430

‘Daily Mail’ shkruan se nëna e aktores, e cila udhëtoi nga Maqedonia drejt SHBA-ve, pasi bëri denoncimin në polici angazhoi dhe një hetues privat për të rënë në gjurmët e vajzës së saj. “Diçka po ndodh me të. Nuk e dimë ku është. Është kaq e trishtueshme, shpresojmë të jetë gjallë”, tha shoqja e Adeas, Emma Joe. Aktualisht policia vijon kërkimet për gjetjen e vajzës shqiptare.
49BACFEF00000578-0-image-m-48_1519988184363

49BAD0C500000578-0-image-m-37_1519988054518

49BAD0D800000578-5454075-Shabani_s_pictured_mother_has_hired_a_private_investigator_to_he-m-9_1519998209054

49BE211200000578-5454075-image-a-2_1520012966402

49BE211600000578-5454075-image-m-7_1520013060896
(ed.me/BalkanWeb)