.

Pas ardhjes së Rita Orës, vjen në Prishtinë Dj me famë ndërkombëtare.Ja data

Pas Rita Orës, e cila erdhi në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë, një tjetër emër i njohur i muzikës ndërkombëtare pritet të vijë në Prishtinë.

Bëhet fjalë për DJ e njohur Acid Pauli, i cili ka konfirmuar ardhjen e tij në Prishtinë më datë 3 mars.

Bashkë me të do të jenë edhe emrat e tjerë të njohur si Goldcap, Laila M dhe Secret 47.

Acid Pauli është emër i madh i muzikës elektronike, i cili ka performuar në vendet më të mëdha të botës, duke përfshirë edhe skenat e mëdha të Nju Jorkut dhe Ibiza’së. Për më shumë, ai njihet edhe si performues në radiot më të mëdha botërore si dhe kompozitor i muzikës së filmave të famshëm.