.

“Përshëndetje nga Tokio”, mesazhi që ndezi shkëndijën e parë të dashurisë për Rudina Magjistarin

Rudina Magjistari sot ka një datë të shënuar për të festuar dhe këtë ja kujton pikërisht “Facebook”. Ndoshta ju duket e çuditshme por  7-vite më parë moderatorja dhe bashkëshorti i saj, sportisti Xhavit Bajrami janë bërë miq në “Facebook”, aty ku nisën shkëndijat e para të dashurisë së tyre.

Dy vjet pas zyrtarizimit të lidhjes, Rudina rrëfeu zanafillën e kësaj historie të bukur dashurie në emisionin “Zonë e Lirë”  të Arjan Çanit. “Njohja ime me Xhavitin ka filluar në rrjetet sociale, ai më shkruajti në Facebook një mesazh përshëndetës edhe pse  nuk njiheshim më parë.”- ka treguar moderatorja.
“Përshëndetje nga Tokio” ka qenë fjalia e parë që sportisti i dërgoi moderatores e cila duket se ka patur gjithmonë kuriozitet për kulturën aziatike dhe për këtë arsye ai mesazh ishte domethënës.
“Më ka pëlqyer gjithmonë kultura aziatike dhe jam shumë kurioze të shkoj ta vizitoj hotelin nga është nisur ai mesazh”- ka thënë në atë kohë Magjistari për “Zonë e Lirë”. Kurioziteti e shtyu moderatoren ta ftonte boksierin në studion e emisionit të saj të pasdites, aty ku pati dhe impaktin e parë fizik me të.
“Nga kurioziteti e ftova në emision, dhe impakti i parë ishte sapo e pashë kur hyri në studio, pasaj u plotësua edhe nga detaje të tjera”- ka treguar ajo..

Ka qenë data 1 janar i vitit 2013 kur është transmetuar ky emision kaq domethënës për moderatoren shqiptare, për këtë arsye ne po ua sjellim edhe njëherë në vëmendje këtë puntatë kaq speciale për të dy.

E nisur me një mesazh përshëndetës në rrjetet sociale, pas disa vitedh historia midis sportistit dhe moderatores dha frytin më të bukur të dashurisë, vajzën e tyre Mia./revistawho.com