.

E rritën në moshë, Aurela Hoxha zbulon sa vjeçe mbush

Modelja Aurela Hoxha ka thuajse 10 vite që është bërë pjesë e botës së spektaklit në Shqipëri. Ndërsa vitet e fundit, falë edhe ndikimit të rrjeteve sociale, ajo është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur në mediat rozë.
Teksa ka publikuar në Instagram një fotografi, ku shihet me kapele ditëlindje, Aurela ka hedhur poshtë aludimet për moshën e saj.

“27”, shkruan Aurela, duke hedhur poshtë kështu zërat, sipas të cilave mbushte 33 vjeçe.

Ndërkohë miq të shumtë e kanë uruar Aurelën nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, midis të cilëve edhe fotografi Endrit Mërtiri, me të cilin u përfol për një zënkë disa javë më parë.