.

VIDEO/ Sherri para ndeshjes, ja si u përleshen tifozët e Partizanit me ata të Skënderbeut

perleshje ne korce

KORCE- Përleshje midis tifozëve te Skënderbeut dhe Partizanit. Vetëm pak minuta para se të nisë ndeshja në stadiumin “Skëndërbeu” të Korës janë përleshur dy tifozëritë.

Kanë qenë tifozët e Partizanit, ata që kanë kanë sharë e gjuajtur me gurë tiforezinë korçare, siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Iris Rezhda.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur para stadiumit të Korçës në momentin kur po tërhiqeshin biletat nga tifozëria e “Guerrilsave”.

“BalakanWeb” ka mundur të sigurojë edhe videon e përleshjes, nddërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së policisë.

Sakaq, raportohet se në komisariat janë shoqëruar disa tifozë te Partizanit.