.

Sulm me thike ndaj Gjokes, futbollisti i Vllaznise: Trajnerin e shpëtoi Lika me disa të tjerë që goditën autorin

vucaj

Sulmi me thikë ndaj trajnerit të Vllaznisë në fushën stërvitore të “Reshit Rusit” ka tronditur jo pak opinionin, sidomos në Shkodër. Pas ngjarjes janë prononcuar administratori i klubit si dhe futbollisti Erion Vucaj i cili shprehet se falë ndërhyrjes së Gilman Likës dhe disa personave të tjerë tekniku Gjoka shpëtoi pa pasoja.

Astrit Gjyrezi administrator i Vllaznisë: “Ngjarjen shumë e rendë që nuk është në shërbim të futbollit. Trajneri Gjoka është sulmuar. Ne dhe çdo shkodran besoj e dënon këtë ngjarje të rendë. Nuk i di më shumë detajet sepse ende skam folur aq shumë me trajnerin. Nuk e dimë se nga ka ardhur por besoj që tekniku Gjoka nëse e di do t’a thotë. Jemi para një ndeshje të vështirë dhe shpresoj qe kjo të na japë më shumë forcë për rezultatin. Ndjehemi të gjithë shume keq.

Erjon Vucaj futbollist i Vllaznisë: Jemi të tronditur nga çfarë ka ndodhur. Është një ngjarje shumë e rendë. Na ka turpëruar ne dhe të gjithë Shkodrën. Si mund të luajmë futboll kështu. Deri kur duhet te vazhdojë në këtë mënyrë. Nuk e dimë se kush e ka bërë por kushdo që të jete është një turp. E kemi përjetuar keq. Ishte Gilman Lika afër dhe disa njerëz që qëlluan që e shpëtuan. Nuk e dimë ku ta kemi me parë mendjen.

(e.k/BalkanWeb)