.

Seanca parlamentare/ PS interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë dhe…

Rreth orës 10.00 pritet të nisë seanca e radhës në parlament.

Kuvendi ka publikuar rendin e ditës, në të cilën janë pasqyruar çëshjtjet e rëndësishme që pritet të diskutohen dhe të ngjallin debate mes deputetëve.

Ajo që bie në sy është kërkimi i dy interpelancave urgjente ndaj ministriës së Shëndetësisë nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla , si dhe ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla prej 7 deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Po ashtu, një tjetër moment me rëndësi është edhe betimi i deputetit të ri i qarkut të Beratit, pas largimit të Eduart Halimit.

RENDI I DITËS

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 15.2.2018

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend

3. Betimi i deputetit të ri

4. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla, kërkuar nga një grup prej 7 deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim

5. Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, kërkuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste z. Taulant Balla

6. Projektvendim “Për miratimin e përbërjes së nënkomisionit parlamentar “Për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas”

7. Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Bordit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”

8. Raporti i komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

9. Njoftimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 26 shkurt – 16 mars 2018

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës