.

Negociatat me Greqinë/ Çani: Qëndrimi i Metës një akt opozitar, Rama po luan në mënyrë brilante

Gazetari Arian Çani ka komentuar qëndrimin e presidentit Ilir Meta për të mos i dhënë plotfuqishmërinë ministrit Ditmir Bushati për nisjen e negociatave me Greqinë pasi sipas tij ka paqartësi.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, Arian Çani tha se qëndrimi i Metës është një akt opozitar, pasi sipas tij ka qenë ish kreu i LSI. Ai tha se Rama po luan në mënyrë brilante me këtë çështje.

“Meta është president politik dhe personalisht nuk më shqetëson fakti nëse ka të drejtë Meta apo jo për qëndrimin e tij. Ne duhet t’i kujtojmë publikut se në çfarë rrethanash bëhen këto bisedime. Meta është në opozitë dhe ka qene ish kreu i LSI. Unë mendoj se qëndrimi i tij është një akt opozitar dhe me një bazë ligjore të justifikuar. Edi Rama po luan në mënyrë brilante. Ai ka hapur një dosje që nuk e kishte hapur as doktori. Meta duhet të rrinte duarkryq? Këta marrin vota me nacionalizmin e tyre dhe Meta është në të drejtën e vet ta bëjë këtë gjë”- tha Çani.