.

Miratohet kërkesa e PD, ja kur do të mbahet mocioni debat me Ramën

Konferenca e kryetarëve miratoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema të ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve të varfra në të gjithë vendin.
Mësohet se mocioni për debat është lënë për tu zhvilluar në datën 15 mars.

Mocioni është shtyrë për këtë datë për shkak të axhendës së kryeministrit Rama i cili do të jetë jashtë vendit dhe nuk do të jetë në dy seancat e radhës.