.

20 shkurti i Sali Berishës/ Rrëfim në `Studio e Hapur`

 

 

“E hodhën more, e hodhën” ishte britma e Gramoz Pashkos pas telefonatës rreth orës 2 e pak minuta, që i vinte nga një prej ministrive pranë sheshit “Skënderbej”. Është mesdita e datës 20 shkurt 1991, kur protestuesit rrëzuan shtatoren e  diktatorit Enver Hoxha. Është ora 14:10 momenti, kur koka e bronxtë e diktatorit kishte prekur tokën.

Në shesh kishte mijëra shqiptarë të vendosur për të rrëzuar mitin e diktaturës. Aty ku dukej se e gjithë Shqipëria kishte mbërritur, Partia Demokratike mungonte. Lajmi tek drejtuesit e PD-së mbërriti me telefon, edhe pse ngjarja zhvillohej vetëm pak metra larg selisë së partisë.

Partia Demokratike dukej e ndarë nga kjo ngjarje. Atë ditë në zyrat e saj ishin thuajse të gjithë themeluesit, të cilët po punonin me axhendën e ditës, organizimin e partisë.

Por si erdhëm deri në momentin e shembjes së bustit të diktatorit?

Nis me kërkesën e  studentëve për të hequr emrin e Enver Hoxhës nga universiteti i tyre por edhe nga institucione të tjera. Pas përgjigjes negative nga regjimi që drejtohej asokohe nga Ramiz Alia, studnetët vendosën të hyjnë në grevë urie. Ishet një aksion i i guximshëm dhe i ndarë nga Partia Demokratike

Janë mbi 700 studentë që nënshkruan atë ditë të 18 shkurtit për të hyrë në një godinë plot të panjohura, plot rreziqe, e rrethuar nga policia e diktaturës, e cila mund edhe ti vriste. Kishte frikë, ankth e pasiguri, sepse mitet e diktaturës ende nuk kishin rënë. Kemi shkëputur një pjesë nga deklarata e studentëve të grevës së urisë, në momentin e nisjes së grevës, për të rikthyer në kujtesë ndjesitë dhe emocionet e atij moemnti.

“Me vendosmëri, por jo edhe pa dhimbje, ne ju themi se sot nuk do të kthehemi si përherë në vatrat tona familjare. Nuk do të kthehemi as në mbrëmje. Ndoshta do t’ju mungojmë për ditë me rradhë. Dhe jemi të bindur që kjo mungesë do t’ju bëjë juve më krenarë. Ndaj ju lutem mos u merakosni, mos u largoni nga shtëpitë dhe punët tuaja për të na bërë thirrje të heqim dorë…….

 

Të dashur prindër, ju kërkojmë edhe njëherë falje për shqetësimet që ju kemi krijuar, por historia na ngarkoi një barrë të rëndë dhe ne përgjigjemi vetëm përpara saj”, është kjo një pjesë e deklaratës së studentëve të grevës së urisë, në ditëne  parë të saj.

Në këtë betejë të studentëve me diktaturën, PD ishte disi e tërhequr, së paku në dukje. Themeluesit e PD-së, kishin nënshkruar një marrëveshje për shmangjen e protestave dhe aktiviteteve që mund të çonin në destabilitet. Drejtues të PD-së shfaqeshin shpesh në ambjentet e grevës për ti mbështetur studenëtë, por ata nuk mund të dilnin aq hapur në krah të tyre. Dukej sikur PD po vepronte në ilegalitet.

Pavarësisht qëndrimit të PD-së, më 20 shkurt 1991, dy ditë pasi studentët ishin në grevë urie, populli i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, u drejtua në sheshin ku qëndronte shtatorja e rëndë e diktatorit për ta rrëzuar atë, bashkë me mitin që e rrethonte. Ndaj dhe 20 shkurti, mbahët mënd si dita kur në të vërtetë u rrëzua diktatura komuniste.  Ka kënde të ndryshme prej nga e tregojnë historinë protagonistët e kohës. Zoti Berisha është një prej tyre. Ai nuk e pranon distancimine PD-së nga ajo ngjarje dhe ndoshta  ka të drejtë sepse situata duhet analizuar në kontekstin e  kohës. Në fund të fundit, e bija e Berishës, Argita Berisha, ishte pjesë e grevës së urisë. Kjo do të thotë se Berisha por edhe drejtuesit e tjerë të PD-së, ishin në dijeni të asaj çfarë do të ndodhte më 20 shkurt, 1991, kur shtatorja e diktatorit u rrëzua dhunshem nga mijëra protestues.

Rrëfimin e tij personal për këtë dite Sali Berisha do e jape Sonte në mbrëmje ne `Studio  e Hapur`.

hapur.al