.

Këshilla e Gatuzos për njeriun e momentit tek Milani: Gjej një të dashur të bukur dhe bëj dashuri

Para ndeshjes në “Seria A” kundër Sampdoria-s, trajneri i Milan, Gennaro Gatusso ka prekur shumë tema që lidhen me “djallin”, ndër të cilat edhe ajo e sulmuesit të ri Patrick Crutone.

I pyetur për 20-vjeçarin Gatusso ka habitur jo pak teksa është shprehur: “Ne duhet ta marim me qetësi për Cutrone-n. Ai nuk duhet të hutohet nga fakti se është lojtari më i ri i Milan që ka shënuar kaq gola.

Ai duhet të punojë dhe të pushojë në të njëjtën kohë. Unë shpresoj të gjëj një të dashur të bukur që të pushojë dhe të bëjë dashuri.”