.

Analiza/ Ç`po ndodh me Adriatik Llallën, nga shpallja non grata në SHBA deri tek mundësia e fillimit të një hetimi penal

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë të ditur sot se ka ndërprerë vettingun për Adriatik Llallën, pak ditë pasi ai refuzoi të marrë një pozicion në Gjykatën e Apelit siç parashikohet në ligj. Por tre ditë më parë refuzimin e marrjes së një posti në Gjyqësor nga Llalla e komentoi edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili tha se ish kryeprokurori nuk i shpëton dot vettingut.

“Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, theksoi ambasadori .

Dicka të ngjashme tha dy javë më parë në emisionin “Studio e Hapur “edhe ministri I brendshëm Fatmir  Xhafa kur deklaroi se tashmë është shumë vonë dhe dorëheqjet nuk shpëtojnë njeri. Ministri theksoi se gjyqtarët dhe prokurorët po gënjëhën nga një arsyetim vendimi i gjykatës kushtetuese. Në vendimin nr 78 të vitit 2017 gjykata kushtetuese arsyeton si më poshtë.

“Gjykata thekson se për sa kohë që subjekti i rivlerësimit është në detyrë dhe procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar ende, ai ka të drejtën të japë dorëheqjen dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet, duke u zbatuar parashikimet e nenit G të Aneksit të Kushtetutës.

Pikërisht këtë vendim ka shfryëzuar  Adriatik Llalla për ti shpëtuar filtrit të vetingut .Në shkallen e parë (KPK) ai ja doli mbanë cka do të thotë se për momentin procesi I rivlersimit për të është ndërprerë.

E vetmja mundësi që procesi I vetingut për ish kryeprokurorin  të rifillojë është një vendim I marrë nga kolegji I apelimit I cili mund të rrëzojë vendimin e KPK-së. Por që cështja Llalla të mbërrijë në kolegj duhet ankimuar ky vendim I komisionit. Pak gjasa ka ta bëjë vetë ankimimin ish kryeprokurori I cili me sa duket është i interesuar ti shpëtojë filtrit të kontrollit por  ligji I jep mundësi komisionerit publik dhe vëzhguesve te ONM-së që ta ankimojnë vendimin e KPK-së për Llallen nëse nuk janë dakort me të .

Në këto  kushte pozitën e Llalles e rëndon akoma më shumë fakti që Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni. Kjo është masa më ekstreme që SHBA ka marrë ndonjëherë për ndonjë zyrtar shqiptar dhe që e ka bërë publike.

Por a do të jetë  Llalla subjekt i një hetimi penal?

Fakt është që për afro tre muaj komisioni i pavarur i kualifikimit ka hetuar për ish kryeprokurorin cka do të thotë se mund të jenë grumbulluar në dosje prova kompromentuese për të.

Organet e vetingut ligjërisht nuk mund të bëjnë kallzim penal në prokurori për një subjek,t por vetëm vendosin nëse qëndron ose jo në sistem.

Sidoqofte, në cdo rast janë të detyruar ti vënë në dispozicion organit të akuzës rezultatet e arritura në përfundim të hetimit administrativ për secilin gjykatës apo prokuror.

 

Në këtë kontekst vlen të kujtojmë se ditën që u zgjodh mes protestave të opozitës jashtë dhe brenda parlamentit, Kryeprokurorja Arta Marku, ambasadori Lu deklaroi se komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, u shpreh Lu më 18 dhjetor 2017.

hapur.al