.

Bashkë me borën nisin problemet: Bllokim rrugësh në Librazhd dhe mungesë energjie

Zonat malore janë zbardhur nga bora por bashkë me reshjet e borës kanë nisur edhe problemet e para.
Mësohet se trashësia e borës në Qafen e Malit ka arritur në 10 cm. Autoritetet këshillojnë të evitohen lëvizjet në Qafë Mali pa zinxhir.
Po kështu mësohet se nuk kanë ndërhyrë ende borëpastrueset për heqjen e borës dhe akullit nga rrugët. Në zonë janë vetëm elektricistët që po punojnë për rikthimin e energjisë.
Ndërsa aksi rrugor Librazhd-Bulqizë është i pakalueshëm. Segmenti Shkalka e Lunikut-Steblevë është i bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Trashësia në Steblevë ka arritur rreth 50 cm. Ndërkaq po punohet për hapjen e rrugës.