.

Kulisat / Çfarë qëndron pas përplasjes Kumbaro- Ndrenika?

Me sa duket pathosi i zërit, fama artistike dhe areola per ylli e kanë shndërruar Robert Ndrenikën të vetmin përfaqësues të denjë të aktorëve të revoltuar me të cilin mund të denjojë të debatojë ministrja Mirela Kumbaro. Prej fundjavës së shkuar shtypi po ndjek me ankth debatin e tyre në distancë. Fillimisht si korifeu i artistëve në protestë ndrenika u transmetua në të gjitha mediat duke denoncuar largimin e aktorëve nga teatri kombëtar i cili kishte si qëllim realizimin e një ëndrre të vjetër të Edi Ramës, për të ngritur në vend të asaj ndërtese fashtiste të Gerardio Bosios, një grataçielë të re në kryeqytet.

Midis dhjetra zërave që ishin ndoshta më të ashpër dhe që kishin aftësinë për të ngritur zërin më shumë, znj Kumbaro, zgjodhi t’i përgjigjej pikërisht Robert Ndrenikës Letra e plote shkrimi poshte/ lapsi.al). Në letrën e saj, të shkruar me shumë kulturë dhe edukatë, ku nuk ishte vështirë të qëmtohej respekti për aktorin e famshëm, Ministrja e kulturës kishte bërë një gafë strategjike. E zhytur kokë e këmbë në logjikën e Rilindjes që “ne të majtët jemi shumë më tolerantë sepse në kohë të Berishës, askush nuk guxonte të ngrinte zërin” znj. Kumbaro i kujtonte aktorëve se ata që po protestonin sot nuk kishin folur as kur teatri u kthye në bingo, as kur u hodhën me miliona euro për teatrin fantazëm që nuk u ngrit kurrë tek piramida. “Unë mendoj se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë duhej të kishte reaguar fort kur qeveria në vitin 2008-2009 vendosi të investojë rreth 6 milionë dollarë për të ndërtuar një teatër brenda Piramidës dhe ku pasi shpenzoi gjysmën e kësaj shume, e braktisi atë projekt për ta shkatërruar krejt piramidën në përfitim të një projekti tjetër për Parlament, duke na lënë sot një ngrehinë të dëmtuar rëndë nga këto ndërhyrje dhe për çka duhen të paktën 20 milionë euro për ta rehabilituar e rifunksionalizuar. Nuk kujtoj që aktorët të kenë reaguar asokohe për paratë e groposura për dreq, gjynah! Për të mos thënë, kriminale! Unë mendoj se komuniteti i aktorëve ka pasur të drejtë kur mërzitej ndonëse nuk u ngrit në protestë kur aktorët në Teatrin Kombëtar dhe muzikantët në TOB emëroheshin pa kurrfarë konkursi, me një telefonatë politike nga lart dhe kur aktorë të rinj nuk e arrinin dot skenën, ndonëse në Teatrin Kombëtar kishte jo pak aktorë që prej vitesh merrnin rrogën pa hipur një herë në skenë. Unë mendoj se ishte shumë e trishtuar kur Teatri Kombëtar u katandis me 2 premiera në vit dhe me javë të tëra ku s’jepej asnjë shfaqje, por nuk kujtoj ndonjë protestë për këtë, ndonëse me shumë të drejtë të gjithë qaheshin nëpër kafene”, i shkroi Kumbaro Ndrenikës.

Pra po të ndjekësh vijën logjike të ministers ajo reduktohet në pak fjalë: “pse për gjëma më të mëdha nuk kishit guxim të protestonit të kohë të PD-së, por për përplasje më të vogla ngrini zërin në qiell në periudhën e pushtetit të rilindjes”

Paralelizmi është i qartë dhe ai do të nxjerrë vetëm një përfundim: ne jemi më të hapur dhe tolerantë sesa paraardhësit.

Por kjo logjikë partizane që e përndjek qeverisjen socilaiste që prej ardhjes në pushtet dhe që shërben si alibi për çdo njeri që guxon ta kritikojë atë është krejtësisht e pa vlerë. Ajo që kërkojnë aktorët sot është jo pse u gabua dje, por si të mos përsëriten gafat sot.

Prandaj në përgjigjen e tij të kësaj të hëne Robert Ndrenika e ka zhvleftësuar me një frazë pretendimin e ministers: “Jeni ju që keni pasur gjithë kohën e nevojshme edhe për të bërë transparencën e asaj që ndodhi dje. Ne atë kërkojmë” (reagimi i plote shkrimi poshte/ Lapsi.al).

Dhe këtu ky konflikt e kapërcen cakun vetëm artistik. Sepse me intuitën e krijuesit Robert Ndrenika i dha dhënë përgjigje një provokimi me të cilin janë ndeshur të gjithë kritikët e kësaj qeverie. Atë të krahasimit me pushtetin e PD. Ata sa herë protestojnë, sa herë ngrenë zërin u del alibia dje ka qenë më keq. Ndërsa ndrenika përgjigjet duke e bërë dy fish përgjegjëse ministren: “Ju jeni përgjegjëse edhe se pse nuk keni bërë transparencën e djeshme edhe se po i thelloni mëkate sot”.

©Lapsi.al