.

FOTOT/ “Bastard, nuk me bëre dot asgjë”, babai i Ermal Metës aktiv në rrjetet sociale, ja si e mbështeste të birin

Kantautori shqiptar, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro rrembyen cmimin e madh te Sanremos, duke u shpallur fitues me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”.

27657099_1450620278382120_2537845703897009523_n

Pas peripecive me pezullimin njehere nga gara e me pas me rifutjen serish ne konkurrim, shqiptari Meta dhe Moro befasuan me interpretimin e tyre dhe performancen e cila u cilesua e jashtezakonshme, duke bere per vete publikun italian qe i moren edhe votat.

Kënga “Non mi avete fatto niente” ka në thelb terrorizmin, por për herë të parë që e ka kënduar, këngëtari shqiptar, ka menduar për fëmijërinë e tij shumë të vështirë.

Ka qenë vetë Ermali, që e ka thënë këtë (sipas medias italiane), që e ka deklaruar. Ai ka pranuar se kjo këngë i ka kujtuar të atin e dhunshëm, por edhe ka dhënë mesazhin e fortë se ai nuk i ka bërë dot asgjë dhe nuk e ka penguar dot të bënte një jetë ashtu si ai e donte, të qetë. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë për Ermalit, por për të e shkuara është vullnet për të ecur përpara.

“Kjo këngë ju sjell ndër mend aspekte apo momente të jetës suaj private?”, ka pyetur një gazetare Ermal Metën gjatë një programi në Rai Uno.

Përgjigja e tij ishte e qartë dhe njëherësh tepër emocionuese: “Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk me bëre dot asgjë”.

Nuk është hera e parë që Meta flet për raportin e tij shumë konfliktual me të atin e dhunshëm dhe se si ai i shkatërroi fëmijërinë.

E pavaresisht kesaj, po t’i hedhesh nje sy profilit ne FB te babait te tij, Gezim Meta, duket se ky raport nuk eshte aq i krisur.

Gezim Meta ka qene tifoz dhe mbeshtetes i djalit te tij qe merrte pjese ne Sanremo kete vit dhe ne profilin e tij ne FB, shihen postimet qe ai ben duke i uruar suksese.

Madje mbremjen e fitores, Gezim Meta ka postuar edhe foton e te birit ne momentin qe kishte marre cmimin.

Ai ka marre qindra urime ne FB per fitoren e djalit, te cilave u eshte pergjigjur me perzemersi.

27858151_1813891741968151_4256955086315546699_n 27867017_1813891595301499_1366264182472103136_n 28055705_1813891495301509_5245285858976714229_n 27751757_1813891371968188_4641700290980074123_n 27657172_1813891241968201_5573991309644090221_n 27657793_1813891188634873_3266556297817698478_n 27858241_1813891128634879_98241134898506725_n 27867698_1813891018634890_5314339229670313581_n