.

Kushtet për negociatat, një histori dështimesh

Nga Luljeta Progni.

“Brenda vitit të parë të qeverisjes, bëjmë të mundur marrjen e statusit kandidat dhe hapjen e  bisedimeve për anëtarësim”. Ky ishte premtimi i Rilndjes, pranverën e vitit 2013, pak muaj para fitores në këto zgjedhje.  Ishte koha e premtimeve të mëdha të Rilindjes së Edi Ramës. Në të vërtetë Shqipëria e fitoi statusin kandidat vjeshtën e vitit 2013, dhe kjo jo për meritë të qeverisë Rama, sepse ishte rezultat edhe i qeverive të mëparshme. Këtë e deklaroi edhe vetë kryeministri Rama, në daljen e parë publike pas arritjes së madhe për Shqipërinë, statusin kandidat në BE. Por pjesa e dytë e premitimit që artikulohet nga Ditmir Bushati, ministër i jashtëm për pesë vitet e qeverisjes së Rilindjes,  nuk është mbajtur.  Ndërkohë, kanë kaluar pesë vite dhe hapja e negociatave është ende shumë larg. Dy ditë më parë, raporti i BE-së gjatë prezantimit të strategjisë së zgjerimit, kishte nota pesimizmi për vendet e Ballkanit perëndimor përfshi edhe Shqipërinë.

“Elemente të qarta të kapjes së shtetit, duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe një përzierje të fortë mes interesave publike dhe atyre private”, gjë e cila “ushqen një ndjenjë të mosndëshkimit dhe pabarazisë”, kjo fjali e renditur në raprotine  fudnit të BE-së për vendet e ballkanit perëndimor, i adresohet edhe Shqipërisë. Janë dy vende të ballkanit perendimor aspirantë për anëtarësim në BE që janë thuajse të përjashtuar nga ky vlerësim, Serbia dhe Mali i zi, janë ende jashtë BE-së për të tjera arsye. Konstatimi për “kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni” i adresohet Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës dhe Maqedonisë.

Le të flasim për pjesën tonë dhe si ka evoluar cështja e krimit dhe korsrrupsionit në raportet e BE-së pesë vitet e fundit.

Në progresraportin e vitit 2014, një vit pasi Shqipëria kishte marrë statusin kandidat, progres raporti konstatoi zhvillim në disa fusha, por krimi i organizuar dhe korrupsioni,  kishin mbetur në vënd. Është koha kur Rama kishte kaluar një vit e gjysëm qeverisje dhe duheshin rezultatet konkrete. Asnjë përparim në avancimin e pesë prioriteteve: Pesë prioritet morën nota shumë të ulëta në progres raport.

Në fund të vitit 2015, situata do të përkeqësohej për shkak të një shtesë në kushtet e BE-së. Dekriminalizimi u bë një kusht tjetër për Shqipërinë, pasi administrata e lartë e qeverisë Rama, por edhe grupi parlamentar kryesisht i PS-së, mblodhi një grup trafiknatësh e personash me të shkuar kriminale. Kështu lindi nevoja për ligjin e dekriminalizimit i cili u miratua në fund të vitit 2015. Ai ligj, ishte dëshmia se parlamenti i Shqipërisë ishte kriminalizuar dhe kopntributin kryesor për këtë e pati kryeministri Rama, i cili  përfshiu në listëne  PS-së të paktën gjashtë deputetë që rezultuan me të shkuar kriminale, si dhe disa kryetarë të bashkive socialiste. Shumë prej tyre dhanë dorëheqje. Dekriminalizimi, krimi dhe korrupsioni, ishin sërish pjesë e rëndësishme e raportit për këtë vit. Në progresraportin e e BE për këtë vit, u reflektua kriminalizimi i institucioneve krahas korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në vitin 2016, një tjetër kriter shumë i fortë do të kthehej në kusht për hapjen e negociatave. Është kanabizimi i Shqipërisë. Mediat ndërkombëtarë lëshuan alarmin për Shqipërinë  bleruar thuajse tërësisht me kanabis. Zyrtarë të lartë të qeverisë si ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, lëshoi deklaratën bombë :“të aktivizohet ushtria kundër drogës“. Kjo faktonte zyrtyarisht praninë e problemit të kanabnizimit të Shqipërisë.

“Jam shumë mirë i informuar për këtë çëshjte, Çështja e drogës është një problem gjigand për vendin. Qeveria dhe autoritete përkatëse duhet të tregojnë një qasje të pamëshirëshme ndaj këtij problemi, sepse përndryshe do të ishte shumë e vështirë që të ndryshohej imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë. Eshtë një çështje shumë e madhe dhe mendoj, se duhet të vihen në dizpozicion të gjitha burimet e nevojshme për t’i dhënë fund këtij fenomeni, sepse është vërtet një çështje shumë e madhe dhe të gjithë këtu e dinë”, deklaroi eurodeputeti, Kukan .

Reforma në Drejtësi, u miratua në parlament në vitin 2016, supozohej që rezultatet e para të jepeshin shtatorin e atij viti. Kaluan dy vite dhe kriteri  për forcimine shtetit ligjor veçse sa përforcohej nga ndërkombëtarët, ndërsa pala shqiptare nuk bëri dot asnëj hap përpara.  Jemi në shkrurtin e vitit 2018, asnjë rezultat dhe pak shpresa për të ardhmen. Peshqit e mëdhenj, ende nuk janë në rrjetë.  Ndaj dhe sot, jemi në pikën më kritike, kur alarmi i BE-së i adresohet shqipërisë për “kapjene shtetit nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, shoqëruar me të tjera problematika, edhe kapje të shtetit nga interesat private….

Kryeministri Rama dhe zyrtarët e tjerë të kësaj mazhorance e kanë harruar premtimin për anëtrësaimin e Shqipërisë në BE, dhe për këtë kanë ende vetëm një justifikim, fajin e ka Saliu, ndërkohë që Rama dhe Rilindja i kanë të gjitha pushtet në dorë.

Luljeta Progni, kryeredaktore “Studio e Hapur”